Izraeli konfirmon lirimin e 39 të burgosurve palestinezë NULL NULL 26.11.2023 19:54 26.11.2023 19:54 Shërbimi i burgjeve të Izraelit e ka konfirmuar lirimin e 39 të burgosurve palestinezë. Ata janë liruar si pjesë e marrëveshjes për lirimin nga Hamasi të 14 pengjeve izraelite dhe tre shtetasve të huaj sot gjatë një armëpushimi midis Hamasit dhe Izraelit. Sot është shënuar dita e treta e një pauze katër-ditore në luftimet në Gaza, gjatë të cilave disa nga ata që mbahen peng nga Hamasi po lirohen në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë. Dje u liruan 13 izraelitë në këmbim të 39 të burgosurve të tjerë. Po ashtu, të premten u liruan 24 pengje – 13 izraelitë, 10 tajlandez dhe një filipinas . Kjo e çon numrin total të pengjeve të liruar në 54 dhe numrin e të burgosurve të liruar në 117. Në tetor, dy pengje amerikanë dhe dy izraelitë u liruan gjithashtu, teksa një ushtar izraelit u lirua gjatë operacioneve tokësore në Gaza, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.