Italia mund Hungarinë dhe ia rrëmben vendin e parë (VIDEO) NULL NULL 26.09.2022 23:07 26.09.2022 23:07 Italia ka shënuar fitore ndaj Hungarisë me rezultat 0:2, duke dalë në pozitën e parë të grupit 1 në Ligën A të Kombeve. Giacomo Raspadori, në minutën e 27-të, dhe Federico Dimarco, në minutën e 52-të, i realizuan golat e fitores. Kështu, me 11 pikë, një më shumë se Hungaria, Italia fiton grupin A.