Ish-kryeministri i Izraelit bën thirrje për shkarkimin e Netanyahut NULL NULL 29.11.2023 09:05 29.11.2023 09:05 Ish-kryeministri izraelit Ehud Barak ka bërë thirrje për shkarkimin e Benjamin Netanyahut nga posti i kryeministrit, duke e quajtur atë “të papërshtatshëm për të udhëhequr”. Ai këtë e shprehi në një artikull të botuar në gazetën izraelite “Haaretz”. Barak, i cili gjithashtu ka shërbyer si ministër i jashtëm dhe gjeneral ushtarak, tha se Netanyahu “nuk mund të menaxhojë” kompleksitetin e situatës aktuale në vend dhe ai “duhet të shkojë përpara se pasojat e të metave të tij të bëhen të pakthyeshme”. Ish-kryeministri izraelit, bëri thirrje për formimin e një qeverie të unitetit kombëtar “pa Netanyahun dhe të djathtën ekstreme”, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.