Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ish-komandantit të Wagner-it i refuzohet azili në Norvegji

NULL NULL
06.02.2024 22:13
Ish-luftëtar i grupit Wagner, Andrei Medvedev. Foto: Reuters
Ish-luftëtar i grupit Wagner, Andrei Medvedev. Foto: Reuters

Një ish-komandanti të grupit mercenar rus Wagner i është refuzuar azili pasi u arratis në Norvegji vitin e kaluar, tha avokati i tij.

Andrei Medvedev u arratis nga Rusia në janar të vitit të kaluar përtej kufirit të saj Arktik me Norvegjinë.

Avokati i tij sqaroi se autoritetet e imigracionit në Norvegji ia refuzuan azilin tre javë më parë pasi nuk e konsiderojnë atë një luftëtar të rregullt të forcave të armatosura ruse, i cili nuk mund të dënohet për pjesëmarrje në operacione të rregullta luftarake.

“Ata thonë se grupi Wagner nuk është pjesë e forcave të armatosura ruse”, tha Brynjulf Risnes. “Ne argumentojmë se Wagner, në Ukrainë, është një pjesë integrale e forcave të armatosura ruse”.

lajme të ngjashme