Interi pranë transferimit të përhershëm të Manuel Akanjit NULL NULL 24.04.2026 21:00 24.04.2026 21:00 Inter do të aktivizojë klauzolën e blerjes për mbrojtësin Manuel Akanji, duke e transferuar atë në mënyrë të përhershme nga Manchester City. Sipas raportimit të Fabrizio Romano, shuma e marrëveshjes pritet të jetë rreth 15 milionë euro, ndërsa hapat formalë do të përmbyllen gjatë muajit të ardhshëm, transmeton Klankosova.tv. 🚨⚫️🔵 Manuel Akanji will be Inter player on permanent deal from Manchester City, all set to be formalised in May. €15m fee to Man City for the Swiss defender. pic.twitter.com/849XpSBVPP — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 24, 2026 Akanji tashmë ka dhënë dakordimin e tij për të vazhduar të ardhmen me zikaltërit. Marrëveshja nuk ka qenë asnjëherë në dyshim, me Interin që ka qenë i vendosur për ta finalizuar transferimin dhe për ta bërë mbrojtësin zviceran pjesë të projektit afatgjatë të klubit.