Indiani më i gjatë në kërkim të dashurisë NULL NULL 28.05.2015 13:08 28.05.2015 13:08 Dharmendra Singh është i pashëm, i shkolluar, ka shoqërinë e familjen e mirë por nuk po mund të gjejë një të dashur. Singh, burri më i gjatë i Indisë i cili është 2 metra e 43 cenimtra beson se kërkimi i dashurisë për të ka marrë fund. “Kur është fjala për martesën, problemi kryesor është gjatësia ime. Është shumë e vështirë për të gjetur dikë që është mjaft e gjatë për mua. Unë mendoj se kjo është e pamundur” thotë Singh. “Pra, kjo është edhe arsyeja pse unë nuk kam pasur një të dashur ” tha ai për Barcroft TV, transmeton Klan Kosova. Pavarësisht që ka një diplomë masteri në Hindi, edhe perspektiva e punës ka qenë aq e kufizuar sa jeta e tij të dashurisë. “Sa herë që unë shkoj në intervista pune, njerëzit më pyesin se si unë do të punoj pasi që unë jam aq i gjatë” tha ai. Singh tani është duke punuar në një shfaqje afër qytetit të tij në Meerut, Uttar Pradesh. Singh beson se kjo mund ti ndihmojë për ta gjetur dashurinë. “Tani jam jashtëzakonisht i famshëm, e gjitha kjo për shkak gjatësisë sime” tha Singh. klankosova.tv