Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Importet e gazit të lëngshëm rus nga BE janë rritur me 40% që nga pushtimi i Ukrainës

NULL NULL
30.08.2023 20:14
Gazi rus

Importet e Bashkimit Evropian, të gazit të lëngshëm natyror rus, janë rritur me 40 përqind që nga pushtimi i Ukrainës, pavarësisht përpjekjeve për të shkurtuar furnizimet.

Flukset e tubacioneve nga Rusia, kanë rënë në nivelet më të ulëta historike, por dërgesat e gazit të lëngshëm natyror rus, nga e gjithë bota janë rritur.

Shtetet anëtare të BE-së, kanë blerë më shumë se gjysmën e gazit Rusisë në treg në shtatë muajt e parë të këtij viti, sipas analizës së të dhënave nga Kpler, e cila gjurmon trafikun detar dhe cisternë.

Spanja dhe Belgjika, të cilat veprojnë si porta kryesore për furnizimet me gaz në bllok, janë shfaqur si konsumatorët e dytë dhe të tretë më të mëdhenj të gazit rus, respektivisht pas Kinës.

“Vendet e BE-së tani blejnë shumicën e furnizimit të Rusisë, duke mbështetur një nga burimet më të rëndësishme të të ardhurave të Kremlinit”, tha Jonathan Noronha-Gant, një aktivist i lartë i karburanteve fosile në grupin kundër korrupsionit Global Ëitness, i cili bëri analizën, shkruan The Guardian, tranmeton Klankosova.tv

Flukset e gazit të gazsjellësit të Evropës nga Rusia, kanë rënë në nivelet më të ulëta historike që nga pushtimi vitin e kaluar, pasi vendet largohen nga ai, por për të kompensuar mungesën e dërgesave të gazit të ftohur nga e gjithë bota përfshirë Rusinë, janë rritur dhe nuk janë subjekt i çdo sanksioni të BE-së.

Vendet e BE-së blenë 22 milionë metra kub gaz të lëngshëm natyror rus, midis janarit dhe korrikut 2023, krahasuar me 15 milionë në të njëjtën periudhë të vitit 2021, tha Global Witness.

lajme të ngjashme