Imami nga Peja vdes aksidentalisht në xhami NULL NULL 12.04.2019 08:40 12.04.2019 08:40 Imami nga Peja, Ramë Blakaj, ka ndërruar jetë pasditën e djeshme. Klan Kosova merr vesh që shkak i vdekjes ishte një incident me rrymë në xhaminë e fshatit Novosellë të Pejës. Këtë rast për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Me datën 11.04.2019 është informuar Policia për një rast në Novosellë në Pejë nga dëshmitarët e ngjarjes. Patrulla ka arritur në vend dhe ka vërejtur viktimën në dysheme” “Në vendngjarje ka arritur emergjenca me ekipin. Hetimet për këtë rast kanë filluar, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”. Imami me prejardhje është nga fshati Vrellë e Istogut, ndërsa detyrën e tij e kishte ushtruar në xhaminë e fshatit Novosellë. Para dy muajsh, Ramë Blakajt i kishte vdekur edhe vëllai i tij 40 vjeçar.
Kosova Detaje për vdekjen e 5 vjeçarit në Vushtrri: Arma u gjet 56 metra larg nga vendi i ngjarjes 09/04/2023