Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ide për rregullimin e dhomës së fëmijëve

NULL NULL
07.08.2018 16:38

Shijet e fëmijëve ndryshojnë shumë shpesh e dhoma e tyre mund të mos ju pëlqejë më.

Janë disa ide kreative për dhoma gjumi në të cilat fëmijët do të ndjehen më të lumtur.

Dekor me prapavijë

Prapavija e modeluar mund të mos pëlqehet për shumë kohë nga fëmijët, tashmë preferohen muret të cilat kryejn edhe funksionin e mësimit përmes tyre. Ndyshe nga muret e kaluara, këto të rejat  janë relativisht lehtë të vendosen  dhe mund të rregullohet pa ndihmen e profesionistëve.

Një hartë e botës është dicka që do ti duhet për shumë vite dhe përvec bukurisë, fëmijët i pasurojnë njohurit e tyre edhe në gjeografi.

Ndërtoni një kënd të leximit

Bëni kohën e leximit të një ngjarjeje duke ndërtuar një çadër të vogël të ëndrrave të fëmijës suaj.

Vendosni një rrjet mushkonjash nga tavani, jastëkë dhe batanije në dysheme për të krijuar një tendë komod leximi që është madje e papërmbajtshme edhe për të rriturit. Nëse jeni gati për një sfidë më të madhe, vendosni një tendë të gjallë ose një çadër në dhomën e gjumit dhe së shpejti do të bëhet destinacioni i duhur për të gjithë miqtë tuaj.

Dekore të tjera kreative mund të bëhen përmes artit, duke e shëndrruar dhomën e të voglit tuaj në ekspozitë arti.

lajme të ngjashme