I hiqen edhe disa vota Fetah Paçarizit, ky është rezultati aktual NULL NULL 26.01.2026 10:17 26.01.2026 10:17 ‘Qendra’ e manipulimeve me votat e 28 dhjetorit doli Prizreni, si rasti më ekstrem, që e detyroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të vendos për rinumërim total në gjithë vendin. Hetimi për keqpërdorime rezultoi edhe me një aksion të Prokurorisë Themelore në Prizren, ku u kapën 109 persona, raporton Klankosova.tv Mes të dyshuarve, pati familjarë e të afërm të kandidatëve për deputetë, siç ishte rasti me Fetah Paçarizin, i cili deri më tash ka pasur më së shumti mospërputhje. Votat që i janë hequr deri më tash janë gjithsej 6 mijë e 754, ndërsa procesi i rinumërimit ka mbërritur në gati 70% në nivel vendi./Klankosova.tv