Hyseni: Mision kemi parandalimin e ekstremizmit, Islami fe që thërret në paqe NULL NULL 26.10.2016 10:00 26.10.2016 10:00 Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni ka thënë se dikasteri që drejton ka krijuar strategji nacionale për të iu shmangur radikalizmit dhe terrorizmit, njofton Klan Kosova. Ai këtë e ka thënë gjatë Konferencës Ndërkombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. “Në Ministrinë e Brendshme e kemi vënë theksin të parandalimin e radikalizmit të shoqërisë dhe ruajtjen e Islamit Tradicional të Kosovë. Islami është fe e mirë që thërret paqe.” “Kemi pas bashkëpunim të ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare, i falënderojmë për ndihmën e pakursyer që na kanë dhënë në projekte të caktuara.” “Kam vizituar gjitha komunat që me forumet lokale të sigurisë që janë formate të përkryer për të përcjell mesazhin, kundër ekstremizmit.” “Si shoqëri duhet ta ndajmë theksin te parandalimi. Falënderoj policinë për punën që kanë bërë në luftën kundër ekstremizmit”, ka përfunduar Hyseni.