Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hunter Biden s’e pranon fajësinë për akuzat për armë

NULL NULL
03.10.2023 17:11
Hunter Biden, djali i presidentit të ShBA-së, Joe Biden
Hunter Biden, djali i presidentit të ShBA-së, Joe Biden

Hunter Biden, i biri i Presidentit të ShBA-së, Joe Biden, është deklaruar i pafajshëm për tre akuza për armë në lidhje me një blerje armësh zjarri që ai ka bërë në vitin 2018.

Djali i presidentit akuzohet për armëmbajtje si një person që është përdorues i paligjshëm ose i varur nga një substancë e kontrolluar, deklarim të rremë në blerjen e një arme zjarri dhe deklarim të rremë në dyqanin e armëve ku ka blerë armën, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Prokurorët thonë se Biden gënjeu në një formë federale kur bleu një pistoletë duke mos zbuluar përdorimin e tij të drogës.

lajme të ngjashme