Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulmohet një shtetase gjermane në Gjakovë, i dyshuari në arrati

NULL NULL
02.08.2026 09:04

Një shtetase e Gjermanisë është sulmuar fizikisht në Gjakovë, ndërsa i dyshuari, me të cilin ajo bashkëjetonte, është në arrati.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 1 gusht 2026, rreth orës 01:00. Viktima dyshohet se është sulmuar nga një mashkull kosovar, me të cilin ishte në bashkëjetesë.

Si pasojë e sulmit, ajo ka pësuar lëndime dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari nuk është arrestuar ende dhe ndodhet në arrati.

“Gjakovë 01.08.2026 – 01:00. Është raportuar se viktima femër shtetase e Gjermanisë, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin është duke bashkëjetuar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është në arrati. Rasti është duke hetuar”.

lajme të ngjashme