Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dërgohet në mbajtje një person në Suharekë, shtiu me pushkë automatike në një aheng familjar

NULL NULL
02.08.2026 09:54

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në fshatin Gjinoc të Suharekës, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës.

Të dyshuarit i është konfiskuar një pushkë automatike, me gjashtë gëzhoja dhe një karikator.

“Fsh. Gjinoc,  Suharekë 01.08.2026 – 21:00. Pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, nga i dyshuari mashkull kosovar, është konfiskuar arma – pushkë automatike me gjashtë gëzhoja dhe një karikator.”, thuhet në raport.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti për dy vepra penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme