Futbollistët belgë refuzojnë të vaksinohen nga frika se efektet anësore mund t’ua ulin shanset për ta fituar Euro 2020 NULL NULL 02.06.2021 17:12 02.06.2021 17:12 Disa futbollistë të Belgjikës e kanë refuzuar mundësinë për ta marrë vaksinën kundër COVID-19 para Euro 2020, me rreth gjysmën e skuadrës që kishin frikë se efektet anësore mund të prishnin shpresat e tyre për në garë, shkruan dailymail, transmeton klankosova.tv. Qeveria e këtij shteti kishte dhënë dritën jeshile për lojtarët që të vaksinohen, me shoqatën belge të futbollit duke insistuar se ishte një veprim ‘shumë i rëndësishëm’ pasi ata janë duke synuar që ta fitojnë trofeun e tyre të parë si komb. Belgjika – e cila radhitet si ekipi numër 1 ndërkombëtar në futbollin botëror – do të fillojnë Euro-kampanjën e tyre kundër Rusisë në Shën Petersburg më 12 qershor. Një grusht yjesh futbolli – përfshirë Toby Alderweireld, Timothy Castagne, Thibaut Courtois dhe Thomas Vermaelen – thuhet se te gjithë tashmë kanë marr vaksinat e tyre. Por në ekipin që shihet si një prej favoritëve për të fituar garën, disa prej lojtarëve refuzuan të vaksinohen me Pfizer, me frikën se do t’i pengojë në performancën e tyre, shkruajnë mediat blege. Efektet anësore pas vaksinës përfshijnë lodhje, dhimbje koke, dhimbje muskulore, dhimbje kyçesh dhe ethe – të cilat mund të prekin më shumë se 1 në 10 njerëz. Profesori Dirk Ramaekers, i cili kryeson task forcën e strategjisë për vaksinim ndaj COVID-19 në Belgjikë, e largoi frikën rreth këtyre refuzimeve për t’u vaksinuar. Ai tha se një numër lojtarësh tashmë kishin marr vaksinat e tyre, ndërsa të tjerët preferuar që këtë gjë ta bëjnë pasi të përfundojë gara e Euro 2020. “Një numër i Djajve të Kuq tashmë janë vaksinuar jashtë vendit dhe po ashtu disa të tjerë së fundmi e kanë kaluar këtë infeksion”, deklaroi ai.