U rrëzua teksa kulloste bagëtitë në mal, lëndohet rëndë 69-vjeçari në Konispol të Shqipërisë NULL NULL 08.07.2026 20:09 08.07.2026 20:09 Një 69-vjeçar nga fshati Shalës i Konispolit të Shqipërisë ka mbetur i lënduar rëndë pasi është rrëzuar teksa ndodhej në mal me bagëtitë e tij. Bëhet e ditur se ai po kulloste bagëtitë në një zonë malore, kur dyshohet se, për shkak të temperaturave të larta, humbi ekuilibrin dhe u rrëzua. 69-vjeçari është gjetur nga persona që ndodheshin në zonë, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës. Fillimisht ai u dërgua në Spitalin e Sarandës, ku mori ndihmën e parë mjekësore. Burime spitalore bëjnë me dije se i dëmtuari kishte pësuar trauma të rënda në kokë dhe në kraharor. Për shkak të gjendjes së tij, mjekët vendosën transferimin me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë trajtim të specializuar./TCh