Raporti i OSBE-së: Aktakuzat për krime lufte, telashe me prova (VIDEO) NULL NULL 08.07.2026 20:23 08.07.2026 20:23 Në raportin e OSBE-së janë paraqitur dhjetëra krime të luftës duke ofruar një pasqyrë të sfidave dhe përparim në trajtimin e tyre. Në paraqitjen e këtij dokumenti, prezentë ishin edhe përfaqësues nga institucionet vendore, raporton Klan Kosova. Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi tha se ende nuk është bërë mjaftueshëm për t’i sjellë para drejtësisë kryerësit e krimeve të luftës. Në anën tjetër, ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, theksoi se rastet me të cilat ata përballen po merren me seriozitet. Vetëm pak ditë më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi me 12 vjet burgim Ekrem Bajroviqin në rigjykim për krime lufte kundër popullsisë civile në fshatrat e komunës së Istogut gjatë vitit 1999.