Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çka do të thotë për Kosovën aspirante “riformatimi” i NATO-s? (VIDEO)

NULL NULL
08.07.2026 20:26

Samiti i madh i NATO-s në Ankara, ka edhe një të veçantë në kuptimin historik të zhvillimeve në Aleancën Veri-Atlantike.

Siç paralajmëroi vetë Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte, mbledhja në kryeqytetin e Turqisë fokusohet shumë te jetësimi i asaj që quhet “NATO 3.0”.

Kjo është faza më e re e transformimit të aleancës – që shënon ndryshim historik të barrës së sigurisë brenda 32 shteteve anëtare sa ka për momentin NATO-ja.

Besa Kabashi-Ramaj, deputete në ardhje nga radhët e PDK-së, që ka ekspertizë të gjatë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, thotë se me NATO 3.0 nis një epokë e re për Evropën e Ballkanin Perëndimor.

Por, çka do të thotë ky ridefinim i qasjes në mbrojtje kolektive në aleancën e themeluar para 77 viteve, për vendet që aspirojnë të hyjnë në NATO, siç është rasti me Republikën e Kosovës?

Për më shumë, ndiqeni kronikën:

lajme të ngjashme