FIFA refuzon ta anulojë kartonin e verdhë të Michael Olise NULL NULL 08.07.2026 19:29 08.07.2026 19:29 Michael Olise do të luajë në çerekfinalen e Kupës së Botës kundër Marokut nën “kërcënimin” e pezullimit. Federata Franceze e Futbollit i ka kërkuar FIFA-s të përmbysë një karton të verdhë që ai mori në kohën shtesë kundër Paraguait, por apeli u refuzua. Nëse ai merr një tjetër karton të verdhë, do të humbasë një ndeshje të mundshme gjysmëfinale. Për Francën, ky është një shqetësim shtesë përpara një prej ndeshjeve më të rëndësishme të turneut, dhe për Deschamps, një detaj tjetër që mund të ndikojë në planin e lojës kundër ekipit maroken, shkruan Index.hr, transmeton klankosova.tv. Vendimi i organit drejtues u konfirmua nga trajneri Didier Deschamps në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes kundër Marokut. “Këtë mëngjes morëm vendimin e FIFA-s – kartoni mbetet”, tha trajneri francez. Olise u ndëshkua me karton të verdhë në fitoren 1-0 të Francës ndaj Paraguait të shtunën për një ndërhyrje ndaj Matias Galarzas. Skuadra franceze pretendoi se lojtari i tyre nuk e kishte prekur kundërshtarin, prandaj i kërkoi FIFA-s të anulonte kartonin e verdhë.