Një ditë pas certifikimit të rezultateve, LDK mbledh kryesinë NULL NULL 08.07.2026 19:51 08.07.2026 19:51 Një ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbledhë Kryesinë e saj për të diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe hapat e ardhshëm dhe rolin e kësaj partie në formimin e institucioneve të reja. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa. Mbledhja do të mbahet nesër, më 9 korrik, duke filluar nga ora 15:00. Në zgjedhjet parlamentare, LDK siguroi 16.69 për qind të votave, rezultat që i solli 18 ulëse në Kuvendin e Kosovës.