Regjistrimet në UP: Rikthehen arbëreshët, por si studentë (VIDEO) NULL NULL 08.07.2026 20:16 08.07.2026 20:16 Universiteti i Prishtinës, sivjet sefte vendosi të pranojë studentë nga diaspora. E synimi ishte që pjesë e UP-së të bëheshin mbi 200 sosh, përfshirë këtu arbreshët e Italisë, ata të Zarës, shqiptarë që jetojnë në Turqi si dhe të mërgatës me prejardhje nga Kosova, raporton Klan Kosova. Por, aplikime pati pak në këtë afat, veç 15. Këta që përzgjodhën vendlindjen për të ndjekur studimet, drejtimet i zgjodhën nga më të ndryshmet. Për një njohës të Arsimit, Ismet Potera, edhe pse ky numër simbolik, nuk duhet të jetë dëshpërues. Për dallim nga ta, këtë vit vendasit patën më shumë interesim. Drejtimet me më së shumti aplikantë u tha se vazhdojnë të jenë Mjekësia e Përgjithshme, Ekonomiku, Juridiku dhe Edukimi. Ndiqeni kronikën e plotë: