Hoxhaj: Osmani nuk është figurë unifikuese, PDK nuk e voton NULL NULL 03.04.2021 20:38 03.04.2021 20:38 Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë në Kuvend se kjo parti nuk do ta votojë Vjosa Osmanin pasi sipas tij ajo nuk është figurë unifikuese, njofton Klan Kosova. Ai tha se Osmanit dje i mungoi pavarësia politike. “PDK ka arsye politike pse nuk e mbështesim Osmanin që të jetë presidente, sepse nuk është figurë unifikuese, është përçarëse, sepse i mungon pavarësia politike. Dje u pa që nuk ka parime”, tha ai. “Grupi parlamentar i PDK-së nuk e voton Osmanin. Ne e shohim këtë seancë vetëm si nje përpjekje për një super kapje të shtetit nga një person i vetëm dhe një rikthim në komunizëm”.