Hoxhaj: Kur njerëzit bashkohen rreth një ideje, asgjë nuk e ndal ndryshimin NULL NULL 05.06.2026 10:16 05.06.2026 10:16 Kandidati për deputet nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka publikuar një album me fotografi nga takimet e zhvilluara në Dragash, Prizren, Rahovec, si dhe në fshatrat Peqan dhe Studençan të Suharekës, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë. Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj tha se përtej fotografive që tregojnë pjesëmarrjen e madhe, ka momente që pasqyrojnë frymën dhe vullnetin e qytetarëve për ndryshim. “Ka fotografi që tregojnë turmën. Ka momente që tregojnë shpirtin e një populli. Takimet e mbrëmshme ishin dëshmi se kur njerëzit bashkohen rreth një ideje, asgjë nuk e ndal ndryshimin. Faleminderit për besimin”, ka shkruar Hoxhaj. Sipas tij, takimet në Dragash, Prizren, Rahovec, Peqan dhe Studençan përçuan mesazhin e bashkimit dhe mbështetjes për vizionin e PDK-së në prag të zgjedhjeve. Postimi i Hoxhajt është shoqëruar me dhjetëra fotografi nga këto takime, ku shihen qytetarë të shumtë duke marrë pjesë në aktivitetet elektorale./Klankosova.tv