Kryetari i Mitrovicës së Veriut shoqërohet në Polici NULL NULL 05.06.2026 10:54 05.06.2026 10:54 Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Ivan Zaporozhac, janë shoqëruar në Policinë e Kosovës. Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani. Sipas raportimeve të “Kosovo Online”, ngjarja ka ndodhur pasi Inspektorati Komunal i Mitrovicës së Veriut ka shkuar sot rreth orës 10:00 në vendin ku ndodhet tabela “E dua Mitrovicën”, me qëllim heqjen e saj. Më pas, Radojeviq dhe Zaporozhac janë shoqëruar në polici në kuadër të këtij rasti, i cili lidhet me dyshime për vandalizëm. Ndërkohë, anëtarë të Listës Serbe janë mbledhur para stacionit policor atje./Klankosova.tv