Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoxha debuton në Ligën e Kampionëve, por Bayerni ia deklason Dinamon

NULL NULL
17.09.2024 23:05

Arbër Hoxha ka debutuar në Ligën e Kampionëve me Dinamo Zagrebin duke u inkuadruar në minutën e 73-të ndaj Bayern Munchenit.

Por…Bavarezët u treguan të pamëshirshëm duke fituar 9:2 ndaj gjigantit kroat.

Harry Kane i shënoi katër prej golave, dy Michael Olise, ndërkaq një Rafael Guerreiro.

Ndërkaq, Bruno Petkoviq dhe Takuyra Ogiwara i shënuan dy golat për mysafirët.

Kësisoj, Bayerni përfundon lider në xhiron e parë të edicionit me formatin e ri të garës më të madhe për klube në Evropë.

lajme të ngjashme