Hovenier falënderon Osmanin për ndarjen e përvojave dhe mendimeve NULL NULL 20.03.2023 17:37 20.03.2023 17:37 Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka mirëpritur sot, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në selinë e ambasadës. Hovenier falënderoi Osmanin për ndarjen e përvojave dhe mendimeve në kuadër të muajit të Grave në Histori, njofton Klankosova.tv. “Ishte një privilegj dhe një nder të mirëprisja presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani sot në Ambasadën e Amerikës në Prishtinë, që të flet me stafin tonë në muajin e Grave në Histori. Faleminderit presidentja Osmani për ndarjen e përvojave dhe mendimeve tuaja për punën që duhet të bëjmë për të avancuar”, ka shkruar Hovenier. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë