Houth: Avionë amerikanë janë parë duke fluturuar afër hapësirës ajrore të Jemenit NULL NULL 14.01.2024 21:05 14.01.2024 21:05 Foto ilustruese. Avionë amerikanë janë parë duke fluturuar afër hapësirës ajrore të Jemenit, ka pohuar grupi Houth. Zëdhënësi i grupit, Mohammed Abdulsalam e përshkroi aktivitetin si një shkelje të hapur të sovranitetit kombëtar, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. Kjo vjen pasi ShBA-ja nisi një sulm të dytë ndaj objektivave Houthi dje, pas sulmeve të përbashkëta me Mbretërinë e Bashkuar të premten në mëngjes. Amerika dhe Britania nisën valën e sulmeve në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmeve të Houth ndaj anijeve detare në Detin e Kuq.