Hoti: S’do ta pranoj propozimn e Osmanit për shefin e ri të AKI-së (VIDEO) NULL NULL 21.01.2021 22:35 21.01.2021 22:35 Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, nuk do ta pranojë propozimin e ushtrueses së detyrës së presidentes Vjosa Osmani për drejtorin e ri të AKI-së. Ai, në Rubikon të Klan Kosovës, ka thënë se emri që Osmani e ka propozuar nuk e ka përvojën e nevojshme për të marrë një përgjegjësi të tillë. “Nuk jemi dakorduar. Nuk ka dakordim për personin që duhet të emërohet në pozitën e drejtorit të AKI-së. Ligji e kërkon që brenda 20 ditësh nga momenti që lirohet pozita të emërohet pasuesi”. “Nuk do të arrijmë që ta zgjedhim drejtorin në këtë mandat qeverisës. AKI-ja vazhdon punën e vet, oasi është zëvendësdrejtoresha e cila po e kryen punën e saj plotësisht”. “Nuk do ta pranoj propozimin e Vjosa Osmanit. Nuk mund të pranoj njerëz, nuk po them anonimë, pa përvojën dhe maturitetin e nevojshëm për të marrë përgjegjësi të tilla, sepse është tepër e rëndësishme dhe e ndjeshme kjo pozitë. Unë vlerësoj që ai propozim nuk e ka dakordimin tim”. Shefi i qeverisë në detyrë kishte deklaruar po në Rubikon të Klan Kosovës, më 30 dhjetor të vitit 2020, se ia kishte dërguar presidentes në detyrë propozimin për drejtorin e ri të AKI-së. Duket se me këtë emër nuk u pajtua Vjosa Osmani, pasi ditëve të fundit nga presidenca u tha që Osmani ia ka dërguar kryeministrit në detyrë Avdullah Hotit propozimin e saj për të parin e AKI-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 58 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 3 orë më parë