Historiani Lita: Xhafer Deva pati qëllim mbrojtjen e kufijve shqiptarë që rrezikoheshin nga klika jugosllave NULL NULL 08.02.2022 22:05 08.02.2022 22:05 Historiani nga Shkupi Qerim Lita ka folur për figurën e politikanit mitrovicas Xhafer Deva dhe për veprimtarinë e tij, kur ai ishte gjallë. Në ‘Rubikon’ të Klan Kosovës, ai ka thënë se Deva është një ndër figurat që kanë lënë gjurmë në historinë shqiptare, sidomos atë gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Mund të jap një vlerësim timin që mbështetet mbi fakte të dokumentuara nga dokumente të gjithanshme të shteteve të fuqishme. Fatkeqësisht, historia komuniste, jo vetëm Xhafer Devën, të gjitha figurat shqiptare i ka konsideruar si figura fashiste. Deva ishte njëri ndër intelektualët më të shquar të kohës”, ka thënë Lita. Ai ka theksuar se Deva ishte njohës i shumë gjuhëve të botës dhe se për të është një figurë pozitive. “Qeveria e Rexhep Mitrovicës u themelua më 5 nëntor të vitit 1943. Në qeveri morën pjesë edhe shumë intelektualë të tjerë si Mehmet Konica, pos Xhafer Devës. Kjo qeveri dhe Lidhja e Dytë e Prizrenit kishin për qëllim t’i mbronin kufijtë etnikë shqiptarë që rrezikoheshin asaj kohe nga klika komuniste jugosllave dhe nga çetnikët jugosllavë”, ka thënë Lita, njofton Klankosova.tv.