Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Historia e fëmijëve të lindur nga përdhunimi (FOTO)

NULL NULL
26.09.2015 21:39

Patricia Willocq, ka realizuar një projekt shumë të veçantë në gusht të vitit 2014.

Projekti i saj kishte për qëllim që të fuqizojë fëmijët që janë sjellë në jetë si pasojë e përdhunimeve, dhe me anë të kësaj të promovojë paqe, transmeton Klan Kosova.

Për vite të tëra në qytetin Goma, në Republikën Demokratike të Kongos, kishte krime lufte si përdhunime të fëmijëve, grave e ndonjëherë edhe ndaj burrave.

Në vitet e fundit, kishte shumë iniciativa të programeve ndërkombëtare që t’i ndihmojnë të mbijetuarëve të dhunës gjatë luftës që ta marrin kontrollin e jetës së tyre.

“Të gjithë fëmijët që shihen në fotografi janë fëmijë të sjellë në jetë nga përdhunimi”.

“Ato nuk janë më viktima”.

“Ato janë të mbijetuara që dëshirojnë që bota t’i sheh në një mënyrë të njëjtë siç ato e shohin botën”, është shprehu Willocg.

Në këtë seri të fotografive, mund të mësojmë më shumë mbi jetën e Esther, një vajze të vogël e cila është fryt i një përdhunimi.

Më poshtë mund të shikoni të gjitha etapat më të rëndësishme të jetës së saj: lindja, hapi i parë, dita e parë në shkollë e dasma e saj.

Gjithashtu në këto fotografi mund të shohim edhe persona të tjerë të cilët edhe pse kanë lindur si shkak i një përdhunimi, dëshirojnë që bota të mos i identifikojë me krimin e dikujt tjetër.

viktima

viktima2

viktima3

viktima4

viktima5

viktima6

viktima7

viktima8

viktima9

viktima10

viktima11

viktima12

viktima13

viktima14

viktima15

lajme të ngjashme