Hilary Duff nervozohet fort me paparacët NULL NULL 21.12.2019 09:00 21.12.2019 09:00 Aktorja Hilary Duff është nervozuar shumë me tre paparacë për të cilët ka folur përmes një storie të postuar në Instagram ku i ka kritikuar ashpër pse ata e kanë ndjekur hap pas hapi gjithë ditën atë dhe dy fëmijët e saj. “Unë jam duke shëtitur së bashku me dy fëmijët e mi dhe kudo që shkoj paparacët më vijnë nga pas. Dy burra. Tre, por aktualisht njëri nga ta është duke u larguar me shpejtësi matanë rrugës. Ata thjesht po më përcjellin mua dhe fëmijët e mi kudo që po shkojmë”, ka thënë aktorja e “Lizzie McGuire”. “Në një botë ku gratë kanë të gjitha të drejtat e tyre, kjo nuk më duket aspak e drejtë. Aspak. Gjithë ditën”, ka thënë tutje Duff. Më pas, aktorja e ka kthyer kamerën nga djali i saj shtatëvjeçar që dukej se ishte i mërzitur. “Sa shumë të pëlqejnë paparacët që të ndjekin vazhdimisht? Kjo të mërzit, apo jo? Ti e urren këtë”, ka thënë Duff, derisa i biri i saj Luca e ka pohuar me kokë atë që ka thënë nëna e tij.