Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haxhiu tregon çka diskutoi me Spiropalin

NULL NULL
25.02.2026 14:25

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali është mirëpritur sot edhe me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiun.

Pas takimit, kryeparlamentarja njoftoi përmes një postimi në Facebook, se me Spiropalin kanë shkëmbyer mendime mbi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve dhe rolin e rëndësishëm të institucioneve tona në avancimin e interesave të përbashkëta.

“Kënaqësi të mirëprisja Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Shkëmbyem mendime mbi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve dhe rolin e rëndësishëm të institucioneve tona në avancimin e interesave të përbashkëta. Bashkëpunimi dhe përkrahja e ndërsjellë mbeten qendrore për zhvillimin tonë të përbashkët dhe për mirëqenien e qytetarëve tanë”, ka shkruar Haxhiu.

Elisa Spiropali gjatë ditës zhvilloi takime edhe me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti si dhe homologun e saj, Glauk Konjufca./Klankosova.tv

May be an image of the Oval Office

lajme të ngjashme