Hasani për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb: Shkelje e Kushtetutës NULL NULL 30.08.2025 11:25 30.08.2025 11:25 Deputeti i betuar i PDK-së, Nait Hasani, tha se është shkelje e Kushtetutës ajo që po ndodh në Kuvend me zgjedhjen e nënkryetarit serb. Hasani iu referua ndarjes së votimit të nënkryetarëve të minoriteve dhe procedurës me short që e inicioi kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, shkrua IndeksOnline, transmeton Klankosova.tv. “Mendojmë që është një shkelje e Kushtetutës dhe presim që të shkojë në Gjykatë Kushtetuese dhe të vërtetojnë se është një shkelje. Prandaj, kërkojmë që të mos e shkelin Kushtetutën”. Hasani tha se partinë e tij s’e frikësojnë zgjedhjet, por se fillimisht duhet të krijohen institucionet që të merret një vendim i tillë.