Harry Kane, anglezi i parë që e prek këtë rekord NULL NULL 29.04.2026 12:06 29.04.2026 12:06 Foto: AP Harry Kane vazhdon të shkruajë histori në UEFA Champions League, duke vendosur një rekord të ri për futbollistët anglezë. Sulmuesi i Bayern Munchen është bërë lojtari i parë anglez që arrin të shënojë gol në 6 ndeshje radhazi në këtë garë prestigjioze, një arritje që konfirmon formën e tij të jashtëzakonshme këtë sezon. Rekordi i tij vjen në një moment shumë të rëndësishëm të sezonit, aty ku çdo gol ka peshë të madhe në garën për trofeun më të madh evropian për klube. Forma e shkëlqyer e Harry Kane po e shndërron atë në një nga protagonistët kryesorë të këtij edicioni, ndërsa Bayern Munich mbetet një nga pretendentët seriozë për triumfin final.