Haradinaj: Protestuesit e 1989-së janë pjesë e kujtesës sonë shtetërore NULL NULL 23.03.2019 12:10 23.03.2019 12:10 Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se janë bërë 30 vjet prej se Serbia me forcën e tankeve në rrugë, suprimoi autonominë politike të Kosovës sipas së cilës Kosova ishte element konstituiv i Federatës Jugosllave. “ Ishte një gjysmë lirie, e cila edhe si e tillë e pengoi regjimin shovinist të kohës. Populli i Kosovës në mënyrë paqësore me marshin dhe grevën e minatorëve, protestat e vazhdueshme të studentëve u përpoq ta sensibilizoj opinion e atëhershëm të brendshëm dhe të jashtëm, por fatkeqësisht në vend të reflektimit Serbia dërgoi tanke, ushtri e polici dhe në vend të mbrojtjes së të drejtave ofroi dhunë për popullin e Kosovës”. “ Derisa në Beograd festohej me shampanjë “unifikimi i Serbisë”, rrugët e Kosovës u përgjakën nga vrasja e dhjetra protestuesve. Respekt për gratë dhe burrat që u kryengritën në mbrojtje të Kushtetutës. Ata janë pjesë e kujtesës sonë shtetërore”, shkruan Haradinaj në rrjetin social Facebook.