Haradinaj kujton të rënët në Stagovë: Kaçaniku me rrethinë i doli zot atdheut në të gjitha etapat NULL NULL 21.05.2026 10:15 21.05.2026 10:15 Ramush Haradinaj Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar të rënët në Stagovë të Kaçanikut. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Kaçaniku me rrethinë i doli zot atdheut në të gjitha etapat, ndërsa shtoi se kjo trevë e dëshmoi veten edhe në luftën e fundit për liri, transmeton Klankosova.tv. “Sot, në përvjetorin e rënies, kujtojmë dëshmorët e rënë në Sagonë të Kaçanikut; Kemajl Thaqi dhe Ekrem Gudaqi, të cilët ranë nën udhëheqjen e Komandantit, tanimë Hero i Kosovës, Agim Bajrami. Po ashtu, me respektin më të lartë, nderojmë martirët e rënë në këtë datë të vitit 1999; Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Baki Bela, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi”. “Trashëgimia që e lanë pas, të na shërbejë si shtytës në përpjekjet tona për një Kosovë të sigurt e të zhvilluar. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri. Heroizmi i tyre u trashëgoftë ndër breza!”, ka shkruar Haradinaj.