Hamza: Në Obiliq, aty ku ditë e natë punohet për t’i dhënë dritë dhe ngrohje krejt vendit NULL NULL 18.01.2025 17:46 18.01.2025 17:46 Bedri Hamza, kandidati i PDK-se per kryeminister Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, ka qenë për vizitë sot në qytetin e Obliqit. Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ky qytet ka dhënë kontribut të madh për Kosovën. “Në Obiliq, në zemrën energjetike të Kosovës, aty ku ditë e natë punohet për t’i dhënë dritë dhe ngrohje krejt vendit tonë”. “Ky qytet që i jep shumë Kosovës, meriton ma mirë! Çdo votë për numrin 131 është votë për Kosovën që mundet ma mirë”, ka thënë Hamza. /Klankosova.tv