Hamza: Kosova në krizë, bizneset po mbijetojnë me zor dhe qytetarët po varfërohen NULL NULL 01.06.2026 16:55 01.06.2026 16:55 Bedri Hamza. Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar komunitetin e biznesit. Hamza ka thënë se ndryshimi fillon me ekonominë, sepse nuk ka zhvillim pa mbështetje për ata që krijojnë vende pune. Ai u shpreh se Kosova është në krizë dhe bizneset mezi po mbijetojnë, duke shtuar se edhe qytetarët po paguajnë më shumë dhe po jetojnë më keq, sepse kostoja e jetesës është rritur. “Kosova është në krizë. Bizneset mezi po mbijetojnë. Qytetarët po paguajnë më shumë dhe po jetojnë më keq, sepse kostoja e jetesës është rritur. Përfaqësuesit e bizneseve që takova sot duan më shumë mundësi dhe një shtet që i ndihmon, jo që i pengon. Ndryshimi fillon me ekonominë, sepse nuk ka zhvillim pa mbështetje për ata që krijojnë vende pune”, ka shkruar Hamza.