Hamas: Ende nuk ka marrëveshje për zgjatjen e armëpushimit NULL NULL 29.11.2023 21:47 29.11.2023 21:47 Arkiv: Grupi Hamas Skynews raporton se sapo mori një deklaratë nga një zëdhënës i lartë i Hamasit në lidhje me negociatat për zgjatjen e marrëveshjes së armëpushimit – që do të përfundojë këtë mbrëmje. “Negociatat në Doha të Katarit në lidhje me zgjatjen e armëpushimit humanitar po vazhdojnë”, tha Mahmoud al Mardawi. “Ne jemi të hapur për të gjitha propozimet e armëpushimit sipas asaj që kemi specifikuar dhe pushtimi është ai që vendos pengesat”, shtoi ai. Ai shtjelloi gjithashtu se përse lirimi i 10 pengjeve izraelite që pritej sonte, nuk kishte përfunduar ende. Dy ruso-izraelitë tashmë janë liruar, por ne presim edhe 10 të tjerë sonte. “Vonesa në lirimin e të burgosurve në grupin e gjashtë është shkaktuar nga pengesa logjistike”, tha ai, duke mos dhënë detaje të mëtejshme.