Hajdari komenton raportimet e mediave në Gjermani, pas deklaratës së Macronit për Scholzin (VIDEO) NULL NULL 08.03.2024 18:27 08.03.2024 18:27 Vjollca Hajdari, gazetare, flet për prononcimin e presidentit francez, Emmanuel Macron ndaj kancelarit gjerman, Olaf Scholz Gazetarja në Gjermani, Vjollca Hajdari ka folur për prononcimin e presidentit francez, Emmanuel Macron ndaj kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Hajdari bën me dije se Macron tha se Scholz ka frikë nga Putini, e kjo ka marr karakter global, njofton Klankosova.tv. “Gazeta gjermane ka cituar Macronin të ketë thënë se në rast se kollitet Putini, kancelari Scholz e kërkon menjëherë një bunker ku të fshihet, domethënë figurativisht është shprehur kinse kancelari Scholz personalisht është duke iu frikësuar nga çdo sinjal që vjen nga Rusia, gjegjësisht nga ana e Putinit”, u shpreh kështu gazetarja në Info Magazine. “Këto prononcime janë duke u komentuar shumë nga gazetarë gjermanë, nga politikanët gjermanë dhe vetë nga opinioni gjermanë, por ka marr edhe karakter global”.