Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Guvernatori i BQK-së takohen me Bakkalin dhe Balijan, flasin për sektorin bankar

NULL NULL
25.08.2023 17:31

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, është takuar me kryetarin e Bordit të Shoqatës së Bankave të Kosovës, Suat Bakkal, dhe drejtorin e Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija.

Gjatë takimi u diskutua për situatën aktuale në sektorin bankar, i cili sektor, bëhet e ditur se u karakterizua me stabilitet, nivele të larta të kapitalit, kualitetit të mjeteve dhe likuiditetit.

“Gjithashtu, u diskutua edhe për rritjen e bashkëpunimit në mes të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Shoqatës së Bankave të Kosovës, duke përfshirë adresimin e sfidave për implementimin e suksesshëm të Rregullores së BQK-së për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike”, thuhet në njoftimin e BQK-së, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, bëhet e ditur se BQK-ja dhe Shoqata e Bankave të Kosovës u dakorduan për të rritur bashkëpunimin mes vete.

lajme të ngjashme