Greqia nuk e pranon shtetin e Maqedonisë – as në basketboll (VIDEO) NULL NULL 05.09.2015 21:14 05.09.2015 21:14 Basketbollistët e Greqisë dhe Maqedonisë janë ballafaquar sot në Zagreb, në kuadër të grupit A të Kampionatit Europian në basketboll. Mirëpo, transmetimi televiziv i kësaj ndeshjeje në Greqi nuk ka mundur t’i ikë ndikimit politik, transmeton Klan Kosova. Në hapësirën e pjesës së poshtme të ekranit, aty ku shënohen shkurtesat e emrave të shteteve dhe rezultati, në vend të MKD, që është shkurtesa për Maqedoninë, televizionet greke e kanë vendosur një shirit të portokalltë, që korrespondon me ngjyrën e fanellave të maqedonasve. Greqia fitoi me rezultat 85:65.