Go+Peja humb ndeshjen debutuese në ENBL NULL NULL 14.10.2025 21:07 14.10.2025 21:07 Skuadra e basketbollit Go+Peja, është mposhtur në ndeshjen e parë në ENBL-së nga skuadra letoneze Riga Zelli me rezultatin 72-83. Pejanët e mbajtën epërsinë vetëm në 14 minutat e para të lojës, nga kur nuk arritën të ktheheshin më në lojë, raporton Klankosova.tv. Riga Zelli e mbylli pjesën e parë me epërsi të 6 pikëve, 41-47. Çereku i tretë ishte i barabartë dhe shumë i luftuar, i cili përfundoi 15-15. Derisa çereku i katërt shkoi në favorin e Riga Zelli të cilët e rritën epërsinë edhe më shumë për të siguruar fitoren e dytë në po aq ndeshje në këtë garë. Te Go+Peja shkëlqeu Tajh Green me 20 pikë dhe 7 kërcime, ndërsa te Riga Zelli më i miri ishte Toms Skuja me 23 pikë. /Klankosova.tv