Gonxhe Gërxhaliu sheh në ëndërr fitoren e Kosovës, a do bëhet realitet? (VIDEO) NULL NULL 31.03.2026 08:57 31.03.2026 08:57 Gonxhe Gërxhaliu Sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” pritet dhe besohet se do të shkruhet historia. Kombëtarja e Kosovës do të ballafaqohet me atë të Turqisë, dhe nëse shënon fitore, do të kualifikohet në Kupën e Botës, transmeton Klankosova.tv. Kjo ditë historike ishte temë diskutimi në emisionin “Ora Shtatë”, ku gazetarët u shfaqën të gjithë me simbole shtetërore e fanella të ‘Dardanëve’. Madje, prezantuesja e emisionit, Gonxhe Gërxhaliu bëri një parashikim mbresëlënës, megjithatë, ky parashikim i kishte dalë në ëndërr. “Unë e kam pa një ëndërr që Kosova do të fitojë 1:0”, tha ajo.