Gjyshja “fluturuese” NULL NULL 16.09.2015 08:40 16.09.2015 08:40 Është një gjyshe kineze që ka mbi supe plot 97 vjet, por që nuk e pengojnë që të habisë të gjithë nëpër rrjetet sociale. Pavarësisht moshës së thyer, ajo ka lënë gojëhapur ata që regjistruan videon e saj dhe ata që e kanë parë në Youtube. E moshuara shihet në filmim duke u ngjitur në pemë me një shkathtësi të pabesueshme. “Nevoja më ka shtyrë të bëj veprime të tilla, se ndryshe si do t’i marr frutat atje lartë”, thotë 97-vjeçarja, transmeton Top Channel. https://www.youtube.com/watch?t=1&v=EodbxBRmUDs