Gjykata në Colmar i kërkon Serbisë sqarime shtesë për Haradinajn NULL NULL 10.03.2017 14:03 10.03.2017 14:03 Gjykata franceze në Colmar që është e angazhuar për të vendosur drejtësi për Ramush Haradinajn, pas kërkesës së Serbisë për ekstradimin e tij, i ka dërguar letër ministrisë së drejtësisë të Serbisë ku i kërkon sqarime shtesë, njofton Klan Kosova. Siç kanë thënë zyrtarë të ministrisë për mediat serbe, Gjykata e Colmarit i ka dërguar pyetje kësaj ministrie ku kërkohen sqarime të dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me veprat e Haradinaj për të cilat Serbia e akuzon. Këto sqarime kanë të bëjnë me vendimin që pritet të merret me gjashtë prill, për lirimin ose ekstradimin e Haradinajt. Haradinaj u arrestua me katër janar nga autoritet franceze pas një fletëarresti të lëshuar nga Serbia në Interpol. Shteti i Serbisë e akuzon Haradinajn se ka kryer krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kujtojmë se Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës dhe lider aktual i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dy herë është gjykuar dhe liruar nga drejtësia ndërkombëtar, për të njëjtat akuza. klankosova.tv