Gjiri i Meksikës, edhe në Google Maps do të ndryshohet në Gjiri i Amerikës NULL NULL 28.01.2025 16:30 28.01.2025 16:30 Gjiri i Meksikos do të ndryshohet në Gjiri i Amerikës. Foto: Yeti Studio/Adobe Stock, Google Maps “Google Maps” do të ndryshojë emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara. Kjo do të ndodhë pasi të përditësohet zyrtarisht në Sistemin Gjeografik të ShBA-së, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Ky ndryshim do të jetë i dukshëm për përdoruesit në ShBA, ndërsa Gjiri i Meksikës do të mbetet në Meksikë. Ndërkaq, jashtë këtyre dy vendeve, përdoruesit do t’i shohin dy emrat në “Google Maps”. /Klankosova.tv