Gjërat më të rëndësishme sipas vajzës që vdiq nga kanceri NULL NULL 21.01.2016 09:40 21.01.2016 09:40 Jess Fairclough who died of a rare form of cancer aged 18 Jess Fairclough, ishte një vajzë 18 vjeçare nga Liverpool, të cilës mjekët i kishin thënë që nuk i kishin mbetur shumë ditë jetë, pasi që ishte diagnostifikuar me një formë të rrallë të kancerit që ishte shpërndarë në palcë. Kur e kuptoi që kishte vetëm pak ditë për të jetuar, ajo bëri një listë të gjërave që do bënte në këto ditët e fundit, transmeton Klan Kosova. Lista e saj quhej “Gjërat që për momentin janë më të rëndësishme” dhe në të përfshihej koha me familje e miqtë, të mbante një ditar si dhe të dëgjonte dhe të bënte muzikë. “Këto gjëra më bëjnë të lumtur dhe besoj që ky është sekreti i jetës. Të jesh i lumtur dhe të sillesh mirë me të tjerët”, kishte shkruar Fairclough. Pasi vdekjes familja e saj e zbuloi letrën dhe tani janë duke përdorë këtë gjë për fonde. Parat e mbledhura nga historia e saj, familja Fairclough, do t’i dhurojë për fëmijët dhe të rinjtë që vuajnë nga kanceri.