Gjashtë të lënduar nga përleshja në Lipjan, katër shoqërohen në polici NULL NULL 19.07.2025 15:09 19.07.2025 15:09 Disa të rinj janë përleshur fizikisht në një kafene para stacionit të Policisë në Lipjan, këtë të shtunë. Detaje nga rrahja për Klankosova.tv ka dhënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas Ahmetit, si pasojë e konfliktit janë lënduar gjashtë persona dhe të njëjtëve u është ofruar tretmani mjekësor. Katër të dyshuar janë shoqëruar në stacion policor, sipas policisë. “Sot rreth orës 11:30 është pranuar informata për një rrahje në një lokal në Lipjan. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes gjashtë persona janë lënduar dhe të njëjtëve menjëherë u është ofruar trajtimin e nevojshëm mjekësor. Dy nga personat e lënduar nën përcjellje të policisë janë duke u trajtuar në QKUK, ndërkohë që katër të tjerë pas trajtimit mjekësor, janë shoqëruar në polici për intervistim”, tha Ahmeti. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen. Pamje nga përleshja fizike mes disa të rinjve në Lipjan Dyshohet për rrahje para stacionit të Policisë në Lipjan