Dyshohet për rrahje para stacionit të Policisë në Lipjan

Një rrahje raportohet të ketë ndodhur në një kafene para stacionit të Policisë në Lipjan. Nga pamjet që kanë dërguar lexuesit për Klankosova.tv, shihet se në vendngjarje janë edhe ekipet e emergjencës dhe njësitë e Policisë. Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin por të njëjtit nuk janë përgjigjur.